Pyetja:

A është e detyrueshme për një person i cili bëhet musliman që ta ndryshojë emrin e tij, si p.sh., Gjon ose Josif, etj?

***

Përgjigjja:

Nuk kërkohet (nuk është e detyrueshme) prej tij të ndryshojë emrin,
përveç në rastin kur emri nënkupton nënshtrim ndaj dikujt ose diçkaje tjetër përveç
Allahut, por është mirë që të ndryshoje emrin në një emër më të mirë. Kështu, në qoftë se ai e ndryshon emrin nga një emër i huaj në emër islamik (prejardhje nga islami), atëherë
është mirë, por për sa i përket asaj që kjo të jetë e detyrueshme, atëherë jo, nuk është.
Nqs emri është ‘Abd el-Mesih (robi i Mesiut) ose diçka të asaj natyre, atëherë ai duhet ta
ndryshojë atë, por në qoftë se emri nuk nënkupton nënshtrim ndaj dikujt ose diçkaje pas
Allahut, si për shembull Gjon ose Pal, etj., atëherë ai nuk e ka të obligueshme ta
ndryshojë atë, sepse këto emra janë të përbashkët midis të krishterëve dhe te tjerëve.

Shejh Ibn Baz “Fetaua Islamijeh”, 4/404