Pyetja:

A lejohet të bëjmë dua: “O Allah më dëno në këtë botë se dënimi Yt është më i rëndë në botën tjetër!”?

***

Përgjigjja:

Transmetohet se Pejgamberi ﷺ vizitoi një të sëmurë prej muslimanëve, i cili ishte dobësuar shumë dhe ishte bërë si zog (i lehtë). Pejgamberi ﷺ i tha atij: “A i je lutur Allahut me ndonjë lutje, apo i ke kerkuar ndonje gje?” Ai tha: “Po, i jam lutur kështu: “O Zot! Atë dënim që do ma jepje në botën tjetër, ma shpejto dhe ma jep në dynja!” Pejgamberi ﷺ tha: “Subhanallah! – I lartësuar qoftë Allahu! (në shenjë habie). Ti nuk e mban dot këtë gjë! Përse nuk thua: “O Zot! Na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!” Atëherë ai iu lut Allahut me këtë lutje dhe Allahu e shëroi atë.” [1] Vepro siç ka thënë Pejgamberi ﷺ.

————————–

[1] Muslimi (6776)