Përgjigje:
Muslimanit nuk i takon të qëndrojë aty ku gjenden fotografi të tilla, e jo më të falë namaz në ato vende. Shikimi në gjëra të tilla, është shkak prej të cilit arrihet hidhërimi i Allahut. Andaj, muslimani duhet të qëndrojë larg atyre vendeve. Ndërsa nëse është i imponuar që të qëndrojë aty dhe nuk ka mundësi që të largohet për ta falur namazin, atëherë namazi i tij është në rregull dhe Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësisë së tij. 

Allahu e di më së miri.


Hoxhë Omer Bajrami