Pyetja:
A është e ndaluar të flihet barkas domethënë përmbys nuk e di sa jam e qartë?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut,Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Në lidhje me këtë çështje ka ardhur një hadith ke Ebu Daudi, Nesaiu e të tjerë se një nga shokët e Profetit ﷺ po flinte i shtrirë barkas, ai tregon e thotë: “Kur ja dikush më luan me këmbë dhe më thotë: “Kjo është fjetje e atyre me të cilët Allahu është i zemëruar”, ngrita kokën të shoh se cili ishte ai dhe pash se ai ishte Profeti ﷺ.”
Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) këtë hadith herë e ka konsideruar si daif (të dobët), herë të mirë dhe herë të saktë dhe të gjitha rrugët e tij janë të njëjta.
Megjithatë pjesa më e madhe e dijetarëve kur flasin për edukatën e gjumit, e përmendin një gjë të tillë si diçka të ndaluar, një mendim të tillë e mbron dhe Lexhne daime – Komisioni i përhershëm për fetua, por duhet theksuar se ka të tjerë të cilët e kanë konsideruar atë si diçka të urryer, sikurse ka vepruar Tirmidhiu në Sunenin e tij.
Dhe Allahu e di më së miri.
Bledar Haxhiu