Pyetja:
A lejohet ta ndalosh apo të manipulosh me faturën e rrymës dhe të ujit? A lejohet të mos paguhet fatura e dritave, ujit, gazit, TV e të ngjashme?
***
Përgjigjja:
Kjo vepër nuk lejohet, sepse ështe ngrënie e pasurisë në mënyrë të padrejtë dhe mos mbajtje e amanetit. Allahu thotë: ”Me të vërtetë Allahu ju urdhëron që t’i çoni amanetet te poseduesit e tyre.” (Nisa: 48)
“O ju që keni besuar mos e hani pasurinë e njeri-tjetrit me pa të drejtë përveç kur keni tregti te perbashkët me deshirën tuaj. E mos i vrisni vetet e juaja, me të vertetë Allahu është Meshirues mbi ju.” (Bekare: 188)
Komisioni i Përhershëm për Fetva 23/441
Përktheu: Arjan Gazidede