Pyetja:
Një burrë ishte duke udhëtuar me taksi dhe shoferi shkakton aksident e për pasojë pasagjeri që ishte në krah të shoferit vdes. Tani kompania e sigurimeve do t’i paguajë fëmijëve të të vdekurit sigurimin e jetës që shkon afërsisht 20.000 xhunej egjiptian (paund egjiptian). A u lejohet atyre ta marrin këtë pasuri?
***
Përgjigjja:
Jo ata duhet të marrin nga ai që vrau padashje (dmth., shoferi) dëmshpërblimin për jetën që është i përmendur në ligjin islam (ed dijeh) nëse arrijnë ta marrin dot atë. Ndërsa marrja e sigurimit të jetës nga kompania e sigurimeve është pasuri kumari dhe nuk lejohet të merret.
Gjykimi është po ai edhe nëse shoferi nuk ka mundësi ta paguajë ‘ed dijeh. Por kur muslimanët të jenë muslimanë të vërtetë ata e ndihmojnë atë, veçanërisht farefisi i tij, ata duhet të mbledhin pasurinë e mjaftueshme që ta çlirojnë atë nga ky detyrim fetar që është pagesa e ‘ed dijeh’, gjë të cilën e ka urdhëruar Ligjvënësi i Urtë (Allahu i Lartësuar). Nëse nuk zbatohet ky rregull fetar kjo nuk e bën të lejueshme marrjen e pasurisë së ndaluar.
Shejh Albani