Pyetja: Desha t’ju pyes, sipas mundësive të më jepni përgjigje dhe këshillē, a lejohet të merret dëmshpërblim nga një i krishterë për lēndim trupor -mē saktë ma lëndoi gishtin e dorës gjatë marjes së masave -arrestim ai bënte pengim të personit zyrtarë pasi që kam vendim të plotëfuqishëm gjyqësor se personi është fajtor dhe ligjërisht më takon dëmshpërblim. Si ështē e drejta sipas sheriatit!Flm, për mirëkuptim.
Përgjigjja: Falënderimi i takon vetëm Allahut, përshëndetjet, lëvdatat të Dërguarit të Tij.
Çdo lloj dëmi që mund t’i shkaktohet dikujt tjetër; qoftë në pasuri, në nder apo në trup, është i ndalur.
Rrjedhimisht, dëmi i shkaktuar duhet kompensuar, dhe për këtë ka ajete dhe hadithe të shumta, ndër to, thotë Allahu i Lartësuar: “Nëse ndëshkoni (ata që ju kanë bërë dëm), atëherë ndëshkoni po aq sa ju jeni ndëshkuar (dëmtuar prej tyre)”.I Dërguariﷺthotë: “Shpagimi për atë që e rrah robin e vet, është lirimi i tij (nga skllevëria(.
Si rrjedhojë, shpagimin për lendimin që iu është shkaktuar pyetësit, lejohet marrja e tij, nëse është në proporcion me lëndimin, çka, nëse kompensimi është më i lartë sesa lëndimi real,atëherë nuk lejohet marrja e asaj pjese nga kompenzimi që është më i lartë sesa vlerësimi real i lëndimit.
Kjo rregull vlen për të gjithë ata që lendohen, pavarësisht çfarë besimi i përket shkaktuesi i lëndimit apo i lënduari.
Allahu e di më së miri!
Hoxhë Dr. Rasim Haxha