Pyetja:

Esselamu aljekum ue rahmetullah.Deshta të të bëjë një pyetje:
Në rast se një burrë i ka spermatozoidet e avashta dhe është vështirë që ta lëri gruan shtatzënë a lejohet që të merret sperma e burrit dhe ti injektohet gruas ? Pra siç quhet ndryshe në mënyrë artificiale,pra që është doktori ai që e injekton spermen tek veza e gruas? Apo nuk lejohet? Allahu të shperbleftë.

***

Përgjigjja: 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam!

Lejohet me kushtin e sigurisë. Sa të sigurt jemi që do të jetë e  bashkëshortit, Allahu e di më së miri. Nëse realizohet siguria nga bashkëshorti te bashkëshortja e tij s’ka asgjë fetarisht që e ndalon, përkundrazi, ai që e ndalon duhet të sjellë argument të qartë. Ndoshta herë tjetër e trajtojmë më gjatë këtë çështje.

Ahmed Kalaja