Pyetja:

A është e lejuar për motrën muslimane të punoj frizerkë?  Nuk e di si i thuani ju, si i ndreq nuseve frizura pasi që ajo nuk ka të bëj punë me djem, ama në të njëjtën kohë po i rregullon vajzat që të bëjnë fitne.

***

Përgjigjja:

  Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në lidhje me pyetjen tënde të punojë një motër muslimane parukiere duke rregulluar besimtaret të cilat mbulohen dhe shfaqen vetëm për burrat e tyre lejohet, e jo besimtaret  te cilat dalin në rrugë të atilla nuk lejohet, apo atyre besimtareve qe janë të zbuluara sepse është ndihmë në të keqe e Allahu i madh na ka ndaluar që të ndihmojmë për çdo gjë që behet shkak per mëkat, siç thuhet qartë në suren El Maide. Allahu e di më së miri.

Imam Dr. Ahmed Kalaja