Pyetja:

A lejohet të ndalohet i‘tikafi për shkak të ndalesave të pandemisë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

I‘tikaf do të thotë të qëndrosh në xhami për të adhuruar Allahun. Ajo mund të bëhet vetëm në xhami dhe nuk vlen nëse bëhet diku tjetër, pavarësisht nëse ai që bën itikafin është burrë apo grua.

Ibn Kudameh ka thënë: “Nuk vlen të bësh itikaf askund përveçse në xhami, edhe nëse ai që bën itikafin është burrë. Ne nuk dimë për ndonjë dallim mendimi mes dijetarëve lidhur me këtë.”

Parimi themelor në lidhje me këtë është ajeti në të cilin Allahu i Lartësuar thotë: “E kur jeni të izoluar (në i’tikafë) në xhami, mos t’u afroheni atyre (për marrëdhënie intime).” (Bekare, 187)

Kështu Ai përmendi xhamitë në mënyrë specifike në këtë drejtim. Nëse do të ishte e vlefshme kryerja e itikafit diku tjetër, Allahu nuk do t’i përmendte xhamitë në veçanti.

Sipas hadithit të Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ajo tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ fuste kokën në dhomën time (përmes derës), derisa ai ishte në xhami, dhe unë krehja flokët e tij dhe ai nuk do të hynte në shtëpi përveç për ndonjë arsye të nevojshme kur ishte duke kryer itikafin.”

Ed-Daarakutni ka transmetuar nga Aisheja hadithin: “Suneti për atë që respekton itikafin është që ai të mos shkojë. jashtë [nga xhamia] përveç që të lehtësohet dhe itikafi mund të bëhet vetëm në një xhami në të cilën falet me xhemat.” [1]

Në këtë çështje, sipas shumicës së dijetarëve, gruaja është e barabart me burrin, kështu që ajo nuk mund të kryejë itikaf askund përveçse në xhami.

Bazuar në këtë, ai që lejohet të qëndrojë në xhami gjatë kohës kur namazi me xhemat nuk lejohet për shkak të kufizimeve publike, si imami, mu’adhini dhe kujdestari, mund të bëjë itikaf. 

Atij që nuk i lejohet të qëndrojë në xhami, por zakonisht e kryen itikafin, i është urdhëruar që ta plotësojë atë pasi të jenë hequr kufizimet, gjatë Shevalit ose muaj tjetë, ose mund të bëjë itikaf për njëzet ditët e Ramazanit të ardhshëm.

Transmetoht nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ajo ka thënë: “Pejgamberi ﷺ e mbante itikafin gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit. Unë do t’i ngrija një tendë dhe ai e falte sabahun dhe më pas hynte në të. Hafsah i kërkoi Aishes leje për të ngritur një tendë dhe ajo i dha leje, kështu që edhe ajo ngriti një tendë. Kur e pa këtë Zejneb bint Xhahsh, ngriti edhe ajo një tendë. Të nesërmen, kur Pejgamberi ﷺ i pa tendat, tha: “Çfarë është kjo?” Atij iu tha për këtë dhe ai ﷺ tha: “A është ajo drejtësi që ata kërkojnë?” Pastaj ai nuk bëri itikaf gjatë atij muaji, por më pas bëri itikaf për dhjetë ditë në Sheval.” [2]

———————————————

[1] El-Mughni (3/65)

[2] Buhariu (2033) dhe Muslimi (1172)