Pyetja:

A është e nevojshme, pas prerjes së thonjve apo rruajtjes së flokëve, t’i varrosim ato?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Ju nuk keni pse t’i varrosni ato. Nëse i varrosni, kjo është e mirë, por nëse nuk e bëni këtë, nëse do Allahu, nuk keni asnjë mëkat. Ka hadithe që flasin për urdhërimin e varrosjes së flokëve dhe thonjve, por ato nuk janë sahih (të sakta).

El-Bejhakiu ka thënë në Shu’ab el-Iman: “Është transmetuar një hadith rreth varrosjes së flokëve dhe thonjve përmes disa isnaadeve, por të gjitha ato janë daif (të dobëta).”[1]

Imam Ahmedi ka thënë: “Flokët dhe thonjtë mund të varrosen, por nëse dikush nuk e bën këtë, ne nuk mendojmë se ka ndonjë gjë të keqe në këtë.” [2] 

Shejh ibn Uthejmin u pyet për vendimin e groposjes së flokëve dhe thonjve pas prerjes së tyre dhe ai u përgjigj:Disa nga dijetarët deklaruan se varrosja e flokëve dhe thonjve është më e mirë dhe më e përshtatshme, dhe kjo është transmetuar nga disa sahab (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Sa i përket idesë se hedhja e tyre pa i varrosur është mëkat, kjo nuk është e saktë.” [3]

islamqa.com

————————————————————————

[1] Nesb er-Rajah fi Takhrij Ahadith el-Hidaejh (1/189).

[2] Transmetohet nga el-Khallaal në Et-Terajjul (fq. 19).

[3] Mexhmu Fetaua esh-Shejh el-Uthejmin (11/përgjigjja nr. 60).