Pyetja:
A lejohet të përmendet Allahu i Madhëruar brenda në Wc?
***
Përgjigjja:
Nuk kërkohet nga njeriu që ta përmend Zotin e Tij të Lartësuar brenda në WC, ngase ajo nuk është vend i përshtatshëm për këtë gjë. Por nëse ai e përmend (Zotin) me zemrën e tij nuk ka problem, në rast se nuk e shqipton me gjuhë. Porse më parësore është që mos ta shqiptoj (përmendi Zotin) me gjuhë në këtë vend (wc), porse të presë derisa të dalë prej saj.
Nëse vendi i marrjes së abdesit është jashtë dhe nuk ka lidhje me vendin e kryerjes së nevojës, nuk ka problem që ta përmendi në të Allahun.
Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll 11