Pyetje:
A lejohet t’i bashkëngjitet një lutjeje fjala inshaAllah, si p.sh: “Allahu të furnizoftë, inshaAllah”, “Amin, inshaAllah”, “Edhe ty, inshaAllah”…?

Përgjigje:
Ka ndalesë për këtë nga Pejgamberi alejhis selam, i cili thotë:
“Askush prej jush nuk duhet të thotë:
– O Allah, më fal nëse do, më mëshiro nëse do, më furnizo nëse do. Përkundrazi, le të jetë i vendosur në kërkesën e tij, sepse Ai bën çfarë të dojë dhe askush nuk mund ta detyrojë.”
Buhariu, Muslimi.

Nuk është e saktë të thuhet:
“Allah më fal, më udhëzo… inshaAllah”, sepse ka një ndalesë për këtë.

Ky lloj i të folurit tregon dobësinë e dëshirës në të kërkuar, kjo sikur le të kuptohet: “O Zoti im, nëse do, përgjigju,
e nëse nuk do, nuk ke pse të përgjigjesh.”

Kjo tregon mungesë etike ndaj Allahut.

Është gabim të thuash:
“Allahu të nderoftë, insha’Allah”,
sepse vullneti i Allahut nuk është i lidhur me lutjen.

Po kështu, nuk thuhet:
“Amin, insha’Allah”, sepse amin është një lloj lutjeje dhe do të thotë:
“O Allah, përgjigju!”
(Kjo është arsyeja pse insha’Allah nuk bashkohet me lutjen).’

(Dr. Sa’d el-Hathlan, ish-anëtar i këshillit të dijetarëve të mëdhenj). Perktheu: Hoxhë Irfan Salihu