Pyetësi: Cili është kuptimi i Shehadetit: Esh-hedu El-La Ilahe il-lAll-llah ue en-ne Muhammeden RasulUll-llah?
Pëgjigjia: Kuptimi i Shehadetit është që të dëshmojë me gjuhën dhe zemrën e tij që nuk ka të adhuruar të Vërtetë përveç All-llahut, të dëshmojë me gjuhën e tij dhe të besojë me zemrën e tij që nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, dmth ska të adhuruar të Vërtetë përveç All-llahut dhe se ajo çfarë adhurojnë njerëzit përveç All-llahut prej idhujve apo të vdekurëve apo pemëve apo gurëve apo Melaikeve apo të tjerë e gjitha kjo është e kotë,
Siç ka thënë i Lartësuari:
Kjo ngase All-llahu është Ai i Vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtetë Ai i Lartësuari, i Madhi.
[-Surja Al-Haxh, Ajeti 62]
Ky është kuptimi i Shehadetit La Ilahe ilAll-llah : Nuk ka të adhuruar më të drejtë përveç All-llahut, që të dëshmosh me dituri, bindje dhe vërtetësi që nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut dhe se ajo çfarë adhurojnë njerëzit përveç All-llahut është e kotë.
Ndërsa dëshmia en-ne Muhammeden RasulUll-llah: Do të thotë të dëshmosh me dituri, bindje dhe vërtetësi që Muhammedi Ibn AbdUll-llah Ibn AbdulMutalib është i Dërguari i All-llahut I Vërtetë tek të gjithë krijesat prej Xhinëve dhe Njerëzve, dhe që Ai është Vula e Profetëve ska mbas tij Profet AlehjiS-Salatu ueS-Selam.
❪ ❀ ❫ المصــ⇩⇩ــدر
فتــاوى نــور على الــدرب【 1/49 】
Përktheu: Xh. Kastrati
Kuptimi i Shehadetit” Nga Shejh Ibn Bazi All-llahu e mëshiroftë.




