Pyetja:
A lejohet t’i këndohet tallkini familjarit në prag të vdekjes?
***
Përgjigjja:
Ajo çka transmetohet në hadithe është t’i thuash tallkinin (t’ia përkujtosh) atij që është në prag të vdekjes që ta thotë shehadetin. Afrohesh afër tij, duhet t’ia freskosh gjuhën me ujë nëse ka vështirësi të folurit dhe t’i thuash: “Thuaj: La ilahe il-lAllah.” (Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut).
Nëse e thotë njëherë mjafton, kurse nëse nuk e thotë shehadetin por thotë ndonjë fjalë për dunja, atëherë afrohu prapë afër tij dhe përkujtoja tallkinin të vdekurit duke i thënë:
“Thuaj: La ilahe ilAllah.”
Sepse, Pejgamberi ﷺ, ka thënë: “Kush vdesë duke qenë fjala e tij e fundit (para daljes shpirtit) La ilahe il-lAllah ka hyrë në Xhenet.” [1]
Mundohu, t’ia thuash tallkinin (t’ia përkujtosh shehadetin) para se të vdesë, në mënyrë që fjala e fundit e tij e daljes nga kjo dunja të jetë kjo fjalë madhështore: “La ilahe il-lAllah”.
Kurse, fjala që është përhapur tek njerëzit pas vdekjes tek varri i tij ose tek shtëpia e tij, duke i thënë: O Rob (e) i Zotit: Nëse të vinë dy melaike, e të pyesin….etj.
Kjo gjë nuk vërtetohet nga Pejgamberi ﷺ e as nga gjeneratat e arta (es-selefu salih) të jetë vepruar.
Allahu i Madhëruar për ata që kanë besuar, thotë: “Allahu besimtarët i forcon me fjalë të qëndrueshme, në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse zullumqarët i shpie në humbje; Allahu punon ç’të dojë.” (Ibrahim: 27)
Pejhamberi ﷺ, ka thënë: “Përkujtojani (tallkini) të vdekurëve tuaj (në prag të vdekjes) fjalën La ilahe il-lAllah.” [2]
Shejh Abdullah el Humejdi
Përktheu: Suad Shabani
———————
[1] Ebu Davudi: 3116, Ahmedi: 22128, 22034. Hakimi: 1/351
[2] Muslimi: 916, 917