Pyetja:

A lejohet t’i përdorim shprehjet: ‘e di Allahu’, ‘mos e lejoftë Zoti’, ‘mos e thëntë Zoti’?

***

Përgjigjja:

Fjala: ‘e di Allahu’ nuk ka gjë të keqe nëse njeriu është i sinqertë në atë që thotë.
Shprehja: ‘mos e lejoftë Zoti’, ‘mos e thëntë Zoti’ nuk ka problem në to nëse njeriu ka për qëllim që të kërkojë (prej Allahut) shpëtimin prej gjërave që e dëmtojnë (sh.p. pra nëse dalin në formë duaje).
Shprehja: ‘kështu ishte dëshira e Allahut’, nëse ka për qëllim se ajo që i ka rënë, qoftë ajo: sëmundje, apo varfëri apo të ngjashme janë prej caktimit të Allahut dhe dëshirës së Tij universale, atëherë s’ka gjë të keqe në këto shprehje.
Fjala: ‘Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri’ lejohej të thuhej atëherë kur ishte gjallë i Dërguari i Allahutﷺ ndërsa pas vdekjes së tij thuhet vetëm: ‘Allahu është e di më mirë’, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e di se çfarë ndodh pas vdekjes së tij.

Grumbulli i fetvave të komisionit të përhershëm. Grumbulli i parë nr. 163/2

Përktheu: Emin Bilali