Pyetja:

A lejohet transplanti i organeve nga një kafshë tek një njeri. Po sikur të supozojmë se një i sëmurë ka nevojë për një organ derri ose qeni?”

Përgjigjja:

Sipas Jusuf el-Kardavit, kjo lejohet. Ato janë organe për përdorim të brendshëm dhe pjesa e brendshme e njeriut është plot pisllëqe, ai përmban gjak dhe jashtëqitje. Përderisa nga jashtë nuk përmban pisllëqe, nuk prish punë. Disa dijetarë thonë se derri është haram të konsumohet, të hahet. Profeti ﷺ kaloi pranë një deleje të ngordhur dhe i pyeti myslimanët: ”Përse nuk ia rropët lëkurën dhe të përfitonit prej saj?” Ata u përgjigjën: ”O i dërguar i Zotit! Po ajo është ngrodhësirë?” Profeti ﷺ u përgjigj: ”Zoti ka ndaluar ngrënien e saj.” Dhe dihet se kafsha e ngordhur dhe derri, janë ndaluar në të njëjtin kontekst. Thotë Zoti në Kuran: ”Me të vërtetë, Allahu ju ka ndaluar të hani kafshën e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin që nuk është therur në emër të Allahut.” (Bekare, 173)

Bashkim Aliu