Pyetja:

A është e vërtetë se muaji Rexheb dallohet me ndonjë adhurim të caktuar ose të veçantë? A është obligim në këtë muaj vizita e xhamisë së Pejgamberit ﷺ?

***

Përgjigjja:

Muaji Rexheb sikurse edhe muajt tjerë, nuk veçohet me ndonjë adhurim tjetër që dallon nga muajt tjerë, sepse nuk ka argumente nga Pejgamberi ﷺ për veçimin e këtij muajit me ndonjë namaz, agjërim, umre, ose kurban të veçantë. Kurse këto gjëra janë bërë në injorancë, kurse islami i ka anuluar tërë këto veprime.

Pra, muaji i Rexhebit është sikurse edhe muajt tjerë, nuk ka ndonjë hadith që flet në veçanti për ndonjë adhurim të veçantë në këtë muaj, andaj ai që shpik në këtë muaj ndonjë adhurim dhe e veçon këtë muaj me ndonjë adhurim, ai është bidatçi, sepse ka shpikur në fe, gjëra që s’janë të saja. Kurse adhurimet duhet të mbështeten në fakte, nuk mund të veprojmë ndonjë adhurim nëse nuk kemi për te argument nga Kur’ani dhe sunneti i Pejgamberit ﷺ. Kurse për muajin Rexheb nuk ka ardhur asnjë argument në të cilin mundemi të mbështetemi. Të gjitha argumentet që i sjellin, nuk janë të fuqishme, madje sahabet, (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), i ndalonin këto vepra dhe ua tërhiqnin vërejtjen njerëzve prej agjërimit në këtë muaj në veçanti.

Kurse njeriu që zakonisht falë ndonjë namaz të caktuar. Ose agjëron ndonjë agjërim të caktuar, për këtë njeri nuk ka pengesë nëse vazhdon në këto adhurime.

Dr. Salih Feuzan el-Feuzan, “El-Munteka min Fetava”, 1/ 222-223

Përktheu: Bekir Halimi