Pyetja:

A lejohet urimi i festës pas ditës së festës?

***

Përgjigjja:

Urimi i dikujt prej njerëzve është ligjësuar kur atij i vijnë mirësi të reja prej Allahut siç thotë Ibn El-Kajimi: “Urimi i atij të cilit i ka ardhur ndonjë mirësi e re fetare është sunet i pëlqyeshëm dhe lejohet gjithashtu edhe për atë të cilit i vjen ndonjë mirësi e re dynjaje.” [1]
Përsa i përket ditës së festës kjo gjë ka ardhur nga sahabët siç tregon Xhubeir bin Nufeir (prej tabiinëve të mëdhenj i vdekur në vitin 80 të hixhretit) dhe thotë: “Shokët e Profetit ﷺ kur takoheshin me njëri tjetrin në ditën e festes i thonin njëri-tjetrit: Tekabel-lallahu minna ue minke! (Na e pranoftë Allahu ne dhe ju)”. [2]
Ndërsa pas ditës së festës nuk ka ardhur gjë në lidhje me të por bazuar në analizën e Ibn el-Kajimit i cili i lidh urimet me ardhjen e mirësive të reja atëherë mund të themi se urimi pas festes kur akoma mirësia mund të quhet e re është i lejuar përderisa i përshtatet kësaj domethënie dhe nuk ka ndonjë ndalim për të dhe kjo është edhe fetvaja e shejh Feuzanit kur është pyetur për urimin e njerëzve para festës dhe ka thënë: “Urimi lejohet në ditën e festës dhe lejohet gjithashtu edhe pas festes, ndërsa para festes nuk di për të ketë ndodhur te selefët që ta urojnë njëri tjetrin para festës. Si të urohet tjetri për diçka që nuk ka ndodhur?! Urimi është ditën e festës ose pas saj edhe pse nuk ka argument për të…..”

Dr. Abdullah Nabolli

————————————

[1] Zad El-Mead 3/512

[2] Silsileh Sahiha