Pyetja:
A lejohet zgjidhja e nyejve në varr dhe zbulimit të fytyrës së tij në varr?
***
Përgjigjja:
Ibn Kudame ka thënë: ”Sa i përket zgjidhjes së nyejve te koka dhe këmbët, kjo është e pëlqyeshme, sepse lidhja është bërë me qëllim që të mos hapet qefini, por nga kjo sigurohemi mbasi ai të varroset. Është transmetuar se, kur Pejgamberi ﷺ e vendosi Nu’ejm ibn Mes’ud el-Axhsha në varr, ai ia hoqi lidhëset duke përdor dhëmbët. Diçka e ngjashme me këtë është transmetuar nga Ibn Mes’ud dhe nga Semure ibn Xhundub (Allahu qoftë i kënaqur me ta!)”. [1]
Shejh ibn Uthejmin ka thënë: ”Zgjidhja e nyejve të bandazhit është përmendur në një transmetim nga Abdullah ibn Mes’ud (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: ’Kur ta fusni të vdekurin në varr, zgjidhni nyejt’. Sa i përket zbulimit të krejt fytyrës së të vdekurit, për këtë s’ka bazë, dhe shumica e asaj që përmendet rreth kësaj – nëse është e vërtetë – është thënia e Umer ibn Khatab (Allahu qoftë i kënaqur me të!): ’Kur të vdes dhe të më vendosni në varr, ma çmbështillni faqen nga toka.”
————————————-
[1] Mugnij [2/191]
[2] Mexhmu Fetaua [17/183]