Pyetja:

A do ta përjetojë dënimin e varrit njeriu i cili nuk varroset, por trupin e tij e hanë kafshët apo digjet?

***

Përgjigjja:

Po, do ta përjetojë, dhe dënimi do të jetë mbi shpirtin, sepse trupi i tij ka shkuar, është kalbur dhe nuk ekziston. Mirëpo, kjo është çështje e fshehtë (gajb) dhe nuk mund të them me siguri se trupi nuk dënohet, edhe nëse mund të jetë zhdukur apo djegur. Këtë e them nga shkaku se çështjet e botës së varrit apo të Ahiretit nuk kemi të drejtë t’i krahasojmë me çështjet e kësaj bote.

Shejh Ibn Uthejmin, “Kushtet e fesë”