Pyetja:

A lexohet fatihaja gjatë aktit të martesës?

***

Përgjigjja:

Ky veprim nuk është prej Sunetit. Prej Sunetit është që personi (që bën aktin) të thotë fjalimin që transmetohet nga Ibën Mesudi radijAllahu anhu: Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të gjithësisë. Atë falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I mbështetemi Allahut të na ruajë nga sherri i vetes sonë dhe nga të këqijat e punëve tona! Atë që Allahu e udhëzon, nuk ka kush e humb e atë që e humb Allahu, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër i cili meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, Një e të vetëm dhe se Muhamedi ﷺ është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.

Ju, o besimtarë! Kini frikë Allahun me një devotshmëri të vërtetë ndaj Tij dhe mos vdisni ndryshe, veçse duke qenë muslimanë.” (Al-Imran: 102)

 O njerëz! Ruajuni Zotit tuaj, i Cili ju ka krijuar prej një njeriu (Ademit), pastaj prej atij krijoi bashkëshorten e tij dhe prej atyre dyve përhapi shumë burra e gra. Ruajuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.” (Nisa: 1)

O ju që keni besuar! Plotësojeni detyrimin ndaj Allahut, kijeni frikë Atë dhe flisni (gjithnjë) të vërtetën. Ai do t’ju drejtojë ju tek veprat e mira e të drejta dhe do t’ju fale juve gjynahet tuaja. Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me të vërtetë që ka arritur fitoren më të madhe.” (Ahzab: 7071)

Nuk lexohet gjë tjetër përpos saj.

Shejh Ibn Uthejmini, “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 33

Përktheu: Unejs Sheme