Pyetja:
A më lejohet martesa me një djalë i cili është i mençur, i moralshëm por nuk fal rregullisht namaz, dmth., ndonjëherë i kalon ndonjë namaz pa e falur? A më lejohet martesa me këtë person mua kur unë me këtë martesë dua të kryej një obligim fetar dmth., martesën po edhe do t’i bëj davet (lexo: thirrje në islam) pandërpre derisa të e bindi se pa namaz nuk ka, dhe jam e sigurt se me ndihmën e Allahut do të bëhem shkak për udhëzim.
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Mos u ngutni për ta bërë nikahun, derisa ai të udhëzohet për faljen e pesë vakteve dhe të ketë një shoqëri të mirë dhe të mbarë islame, muslimanësh. Megjithatë, si ligj fetar përderisa gjendja është e tillë lejohet, edhe me nijetin e davetit, afrimit në fe, po me kujdes, urtësi, largpamësi, butësi, siguri, sepse mund të ndryshojnë raportet papritur e kujtuar. Mos harro se mund të kthehet ty në bumerang, sepse po të kesh fëmijë me të do jesh e detyruar dhe do të gjendesh përpara situatave të atilla që ty do të vendosin në një rol tepër të vështirë në të ardhmen. Allahu e di më së miri.
Allahu e lehtësoftë! Konsultohu sidoqoftë puna, qoftë dhe me ne këtu.
Imam dr. Ahmed Kalaja