Pyetja:
A më lejohet ta kryej haxhin me pasurinë e dikujt tjetër dhe a është i saktë haxhi i atij që akoma nuk është martuar?
***
Përgjigjja:
Së pari: Kur dikush e kryen haxhin me pasurinë e dikujt tjetër, pra si sadaka që dikush ia jep, atëherë haxhi i tij nuk ka asnjë problem. E nëse pasuria e tij ka qenë e fituar në haram, haxhi i tij konsiderohet i saktë, por i kërkohet që të pendohet nga kjo gjë.
Së dyti: Haxhi i të riut që akoma nuk është martuar konsiderohet plotësisht i saktë dhe për këtë nuk dimë të ketë kundërshtime mes dijetarëve.
Allahu është Ai që jep suksesin, paqja dhe nderimet e Tij qofshin mbi Pejgamberin ﷺ, familjen dhe shokët e tij.
Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva
Abdul Aziz bin Baz
Abdu Rrezak Afifi
Abdullah Gudejan
Abdullah bin Ku’uud
Përktheu: Fatjon Isufi