Pyetja:

Jam një djalë 20 vjet punoj në një vend si tregtar. Atje kalojnë shumë çika të çveshura dhe a është e lejume të lirohem, pra të masturbojë për shkak që t’i iki zinas?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu të ruajtë e të mbrojtë prej të këqijave në këtë botë dhe në tjetrën!

Këshilla ime për rastin në fjalë është:

Të them martohu e do të rehatohesh me shpresë të Allahut e s’do kesh më probleme të tilla. Nëse s’ke mundësi, atëherë agjëro, sepse nuk do të kesh më shqetësime me shpresë të Allahut. E kur themi agjërim kemi për qëllim agjërimin çdo ditë ose një ditë po e një ditë jo.

Të gjitha këto vijnë pasi të kesh realizuar uljen e shikimit, shtimin e istigfarit dhe dua Allahut vazhdimisht që të largojë prej teje çdo veprim që të hedhë në zemërimin e Tij.

Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja