Senior man sick with corona virus

 

Shpërblimi i namazit të të sëmurit

51. I nderuar hoxhë! Të sëmurit apo shtatzënës, pra atyre që  falen ulur, a u pakësohet shpërblimi i namazit të tyre apo e kanë shpërblimin sikur të falen në këmbë?

Përgjigjja: Qëndrimi në këmbë është kusht për vlefshmërinë e namazit për atë që është i shëndoshë, ndërsa për atë që ka arsye të justifikueshme, si në rastin konkret i sëmuri apo shtatzëna e cila ka vështirësi të qëndrojë në këmbë, atëherë ata dhe ato namazin e falin duke qëndruar ulur, apo në cilëndo formë që u vjen më lehtë, kurse shpërblimi i namazit të tyre nuk pakësohet.

Imam Neveviu thotë: “Umeti kanë mendim unanim (ixhma) se kush nuk ka mundësi të qëndrojë në këmbë në namaz, falet i ulur dhe nuk ka nevojë ta përsërisë namazin.”[1]

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kur sëmuret robi apo kur është në udhëtim, i shkruhen shpërblimet-sevapet e punëve që ka bërë kur ishte i shëndoshë dhe në vendbanim.”[2]

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

————————————————————

[1] El-Mexhmu’u, 4/310.

[2] Buhariu, nr. 2996.