Pyetja:
Në ligjëratat e para që ka mbajtur shejh Halidi në Tiranë, në mes tjerash, tregon rukjen që bëhet për abortimet spontane. Aty tregon se duhet kënduar ajeti i katërt i sures Inshikak, dhe thotë se, Ibën Abbasi e ka shkruar në letër këtë ajet dhe e ka lënë në shishën me ujë, dhe prej saj ka pirë ajo grua që ka pasur ndonjëherë abort spontan, në mënyrë që mos t’i ndodh sërish e njëjta.
Mirëpo unë me kaq unë nuk e kuptoj mirë. Puna e letrës, kërkon pak sqarime. Gjithashtu, kërkoj sqarime për përdorimin e ujit pastaj.
Kam një familjare të cilës dy herë i ka ndodhur aborti spontan, dhe tani pasi që është shtatzënë, dua t’ia bëjë një rukje duke shpresuar në Allahun që t’ia ruajë fetusin dhe t’ia mundësojë lindje e bebës në kohë të duhur.
***
Përgjigjja:
Është shumë qartë: shkruhet, futet në gotën e ujit, pastaj pihet. Mund të pihet e tëra ose ta pijë me ndërprerje. Këtë kurë mund ta vazhdosh për një ditë ose tre, ose një javë.
Po mos harro që duhet përdorur dhe vaji i ullirit i kënduar, leximet me rukje dhe ato të mësyshit. Kujdes me namazin e largimin prej harameve! Të gjitha këto nuk bien ndesh me atë që njeriu duhet të bëjë shkaqet mjekësore dhe kurative dhe shkencore.
Për rastin në fjalë do të dëshiroja dhe këshilloja për një analizë specifike për alergjitë nga kafshët, sidomos nga macet. Jo vetëm kaq, po kurat me mjaltë dhe qumësht blete janë tepër efikase. Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja