Pyetje: A mundem me jap sadaka në emër të babait tim të vdekur, a i shkon sevapi atij?

Përgjigje: Lejohet dhënia e sadakasë (lëmoshës) për babain e vdekur dhe shpërblimi i arrin atij me lejen e Allahut.

Transmetohet nga Aisheja (radijallahu anha) se: Një grua erdhi te Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) dhe tha: “O i Dërguar i Allahut, nëna ime ka vdekur pa lënë testament. Dhe mendoj se sikur të kishte folur (të kishte lënë testament), do kishte porositur të japim për të sadaka. A ka ajo shpërblim, nëse jap unë për të sadaka? Tha: Po.“ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Dhe për lejimin e dhënies së sadakasë për të vdekurin, Imam Neveviu ka përmendur Ixhma‘ (pajtim dhe koncensus të të gjithë dijetarëve).

Allahu e di më së miri!
Hoxhë Omer Bajrami