Nëse agjëruesi pjesën më të madhe të ditës e kalon duke pushuar shkaku i urisë dhe etjes që e kaplon, a ndikon kjo në vërtetësinë e agjërimit?
Përgjigje:
Jo. Kjo gjë nuk ndikon në vërtetësinë e agjërimit. Mirëpo ka shpërblim e jo pakësim të shpërblimeve.
Në lidhje me këtë që thamë, Aisheja ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!, transmeton se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,– ka thënë:
‘’Shpërblimi yt është aq sa je lodhur (në varësi të lodhjes dhe mundimive)”.
(Buhariu dhe Muslimi).
Njeriu aq më shumë që lodhet duke adhuruar Allahun,- xhele veala!,- aq më shumë shpërblehet.
I lejohet muslimanit që ta largojë lodhjen gjatë agjërimit me flladitje me ujë apo edhe duke qëndruar në vende me fllad dhe freski.
Allahu është më i Dituri!
Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani