Pyetja:

Dikush ka një truall në posedim për një vit të plotë hënor. Zekati i është bërë obligim për të, meqë e ka për ta shitur. Si ta paguajë zekatin për të, duke qenë se ai s’ka para për ta paguar?

***

Përgjigjja:

Është obligim që të nxirret zekati për tokën që mendohet të shitet. Provë për këtë është hadithi i njohur nga Semureh bin Xhundub, i cili tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ na urdhëroi të jepnim sadaka për atë që mendohej të shitej.” Dhe ajo që mendohet me sadaka këtu, është zekati. Nëse toka dhe gjërat e ngjashme, si shtëpia, vetura e gjëra si këto
mendohet të shiten, është obligim që të jepet zekati për to për çdo vit sipas vlerës që kanë, kur të jetë plotësuar një vit hënor. Nuk është e lejueshme që kjo të vonohet, përveç në rastin e atij që s’është në gjendje ta paguajë zekatin për të, për shkak të mungesës së pasurisë tjetër me atë vlerë, qoftë vlera e tij më e madhe se çmimi që i jepet për të, qoftë
më e vogël se çmimi i blerjes së tokës, veturës apo shtëpisë. (Dmth nëse s’mund ta paguajë në kohë, kjo i mbetet borxh që duhet ta paguajë, kur të jetë e mundshme).

Shejh Ibn Baz, “Mexhmua Fetãwa” (14/160-161)