Pyetja:

Disa institucione islame të besueshme mbajnë kurse islame në Evropë, në vende të cilat kanë shumë nevojë për edukim dhe për mësim të dijes islame dhe akides së saktë. Këto
institucione po kërkojnë mbështetje (financiare) për këto programe të dawetit. A është e lejueshme kjo mbështetje, për shkak të fjalëve të Allahut: “es-Sadakâ (këtu mendohet në zekatin) është vetëmnë rrugën e Allahut (për ata që luftojnë)..” (Teube, 60)?

***

Përgjigjja:

Kurset e përmendura dhe të ngjashmet me to nuk përfshihen në thënien e Allahut të lartësuar “… në rrugë të Allahut”, në kategoritë e pranuesve të zekatin, sepse me këtë mendohet në
muxhahidët që luftojnë në rrugë të Allahut. Mirëpo, kushdo nga mësimdhënësit apo nxënësit që është i varfër, atij mund t’i jepet zekati për varfërinë që ka, për shkak të fjalëve të më të Lartit: ”es- Sadakâ (këtu mendohet në zekatin) është vetëm për fukarenjtë, për të ngratët…” (Teube, 60)

Shejh Ibn Baz, “Mexhmu Fetãwa Mekãlãt Mutenewiat” vëll.14, f.298