Pyetja:
Për çfarë jepet sadakaja dhe a jepet për shtëpinë si objekt?
Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sadakaja është lëmosha e cila jepet për të nevojshmit. Ajo është e varur sipas mundësive dhe nuk është e detyruar ashtu siç është i detyruar zekati.

Pranadaj edhe themi se sadakaja mund të jepet në bazë të mundësive që kemi, prandaj ajo nuk ka diçka të caktuar që të jepet për familje, shtëpi, etj. Por themi se ajo është një adhurim sikurse adhurimet e tjera dhe mund të praktikohet në raste dhe situata të ndryshme. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

28.03.2006