Pyetja:
A nuk përbën kaderi (caktimi hyjnor) në vetvete fatalizëm (imponim të njeriut që të veprojë kundër vullnetit të tij të lirë) dhe si rrjedhojë mospërgjegjësim apo çlirim të njeriut nga përgjegjësia, për të gjitha gjërat që njeriu bën?
***
Përgjigjja:
Dijetarët muslimanë theksojnë se paracaktimi hyjnor nuk është në kundërshtim me të vërtetën kategorike islame se:
(a) njeriu ka vullnet të lirë dhe vepron sipas tij në të gjithë ato gjëra ku ka liri dhe mundësi veprimi, prandaj njeriu është përgjegjës për këto gjëra dhe së këtejmi do të gjykohet dhe shpërblehet për to;
(b) gjithsesi, vullneti njerëzor ngjet, gjen zbatim dhe ndikon, vetëm kur do vullneti hyjnor, sepse në krijimin dhe zotërimin e Zotit, ndodh vetëm çfarë Krijuesi i Plotpushtetshëm i gjithësisë do, pra njeriu s’mund të bëjë asgjë përveçse kur Zoti i Plotfuqishëm do.
E vërteta kategorike islame e ekzistencës së kaderit (caktimit hyjnor) në njërën anë dhe në anën tjetër e ekzistencës së lirisë së zgjedhjes tek njeriu për gjërat ku njeriu ka liri veprimi, mbështetet në tekste të shumta hyjnore, si p.sh.:
Së pari: Në thëniet kategorike të Allahut të Madhëruar, prej të cilave:
“Kush bën mirë, e bën për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve të Tij.” (Fusilet: 46)
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen!” (Hashr: 18)
“Dhe thuaj: ‘E vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë.” (Kehf: 29)
Së dyti: Në thëniet profetike, prej të cilave do të theksonim transmetimin:
“Nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), përcillet se ka thënë:
Tekstet kuranore dhe ai profetik në fjalë, përbëjnë argument kategorik hyjnor mbi faktin se njeriu ka zgjedhje të lirë, vullnet dhe mundësi për t’i vepruar angazhimet hyjnore përkundrejt të cilave do të shpërblehet ose ndëshkohet.
Më konkretisht, në tekstin profetik: “Punoni, pasi çdonjërit do t’i lehtësohet ajo gjë për të cilën është krijuar”, jepet sqarim i bollshëm dhe i çlirët mbi kuptimin e kaderit dhe spikatet qartë fakti sesi njeriu vepron me zgjedhjen e tij në botën e perceptueshme (botën e shqisave) ku ka liri veprimi, kurse në botën e të fshehtës (ky hyn edhe kaderi) njeriu nuk ka qasje.
Hadithi urdhëron që në këtë botë, veprimet që janë subjekt i vullnetit tonë të lirë, t’i veprojmë sa më mirë dhe ta shmangim të keqen, duke na u bërë me dije se skaji i paraprirë me mirësi nuk vijohet me të keqen dhe skaji i paraprirë me të keqe nuk vijohet me të mirën, dhe se njeriut të lumtur i lehtësohen veprat e mira dhe atij të mjeruar ato të këqija. Pëmes përgjigjes profetike në fjalë theksohet qartë fakti se thënia “A ta lëmë punën?” është e pavend, bazuar në aksiomën “aty ku paraprijnë veprat e mira, lehtësohet e mira dhe veprimi i saj dhe aty ku paraprijnë veprat e këqia, lehtësohet e keqja dhe veprimi i saj”. Bazuar në sa u cek, disa dijetarë muslimanë theksojnë, se nëse njeriu vepron vepra të mira, lejohet të mendohet se caktimi hyjnor për të është i mirë, me kushtin që ky pohim të mos shprehet në formë kategorike.
Allahu e di më mirë.
———————
[1] Buhariu (1326), Muslimi (2647), Ebu Davudi (4694)