Pyetja:

Nëse lahen gjymtyrët më pak ose më shumë se 3 herë (që duhet lahen nga 3 herë), a numërohet atëherë abdesti?

***

Përgjigjja:

Po, nëse gjymtyrët që duhen larë për abdes, lahen vetëm njëherë, abdesi është valid – i pranueshëm. Kështu edhe nëse lahen dy herë. Por më së miri është që të lahen tri herë. Kështu ka preferuar i Dërguari i Allahut, ﷺ. Ndërkohë që nuk bën të lahen më shumë se tri herë. Nëse veprohet duke i larë më shumë se tri herë, abdesi prapë është i konsiderueshëm, por është e urryer të dilet jashtë referimit të Pejgamberit, ﷺ, e sidomos në gjërat që ne vetë nuk kemi mundësi t’i dimë, por i kemi mësuar nga praktika dhe teoria e tij.

Muhamed Dërmaku