Pyetja:
A prishet agjërimi nëse ha apo pi me harresë?
Përgjigjja:
Nëse hani apo pini gjatë agjërimit dhe kjo ndodhë si shkak i harresës, agjërimi juaj nuk prishet. Argument për këtë është fjala e Allahut: “Zoti ynë mos na ndëshko nëse harrojmë ose gabojmë.” (Bekare: 286)
Në lidhje më këtë ajet tansmetohet nga Pejgamberi ﷺ se Allahu i është përgjigjur besimtarëve duke thënë: “Ua pranova atë të cilën ma kërkuat”.
Transmetohet nga Ebu Hurejra se Muhamedi ﷺ ka thënë: ”Kush harron dhe han apo pin duke qenë agjërueshëm le ta plotëson agjërimin e tij, sepse Allahu dëshiron që ta ushqejë dhe ti japë të pijë atij.” [1]
Muhamedi ﷺ thotë:”Kush e prish agjërimin e Ramazanit pa qëllim nuk ka nevojë ta kompenzon e as të paguaj për të (dmth., e vazhdon agjërimin).” [2]
Islamqa.info
Përktheu dhe përshtati: Senad Ramadani
—————————–
[1] Buhariu
[2] Hakimi