Pyetja:

A prishet agjërimi nga pirja e duhanit?

***

Përgjigjja:

Po, e prish. Së pari sepse ato janë gjëra të ndyra dhe agjërimi nuk mund të konceptohet së bashku me gjërat e ndyra. Së dyti, duhani i cili pihet me vetëdije, ka tymin i cili është diçka ekzistuese që ndjehet. Duhani ndikon tek personi duke e bërë atë të ndjejë një lloj qetësimi, pra duhani e prish agjërimin dhe për faktin që përdoruesi i tij e përdor me qëllimin për të ndjerë një lloj qetësie shpirtërore dhe një rifreskim trupor. Kështu mendon ai që është i dhënë pas kësaj lënde të ndyrë, helmuese me erë të keqe.

Allahu është që jep sukses.

Ahmed en-Nexhmij