Përgjigje: Sa i përket maceve, ato nuk e prishin namazin edhe nëse kalojnë para atij që është duke u falur, sepse argumenti bazë është se namazi është i vlefshëm dhe nuk ka asnjë argument që tregon se macet mund ta prishin namazin.
A konsiderohen macet të pastra?
Në hadithin e përmendur nga Kabshah bint Ka’b ibn Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të), gruaja e djalit të Ebu Katadahut, ajo thotë: “Ebu Katadeh erdhi dhe unë derdha(qita) ujë që të merrte abdes. Një mace erdhi dhe piu pak ujë, kështu që ai e anoi enën për ta lënë të pijë. Ai më pa duke e shikuar dhe tha: ‘A të duket e çuditshme, o bija e vëllait tim?’ Unë thashë, ‘Po.’ Ai tha, ‘I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) tha se ato nuk janë të papastra, përkundrazi ato janë ndër ato që sillen rreth jush.'” (E rrëfyer nga At-Tirmidhi, 92; e klasifikuar si autentike nga Al-Albani në Sahih At-Tirmidhi).
Ky hadith tregon qartë se macet nuk konsiderohen të papastra (nagjas), dhe për këtë arsye, nëse një mace pi nga një enë me ujë, ajo enë nuk bëhet e papastër. Kjo bazohet në mësimet e Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) që tregojnë se macet janë të pastra dhe janë pjesë e jetës së përditshme të njerëzve.
Dhe Allahu e di më së miri.
Solli në gjuhen shqipe: pergjigje.net
Burimi: islamqa.info