HAXHI I BEDELIT
A quhet haxhi për autorizuesin nëse i autorizuari (bedeli) nuk e ka bërë akoma haxhin për vete?
Nëse i autorizuari (bedeli) e ka obligim haxhin dhe nuk e ka bërë ende për vete, ai nuk mund të bëjë haxh për dikë tjetër sipas shkollës shafiite dhe hambelite. Ndërsa sipas shkollës hanefite dhe malikite mund ta bëjë haxhin për dikë tjetër edhe pse ende nuk e ka për për vete, ndonëse më e mira është që ta bëjë së pari për vete pastaj për të tjerët.
E nëse i autorizuari (bedeli) nuk e ka obligim haxhin për vete ngaqë është i varfër, atëherë në këtë rast sipas mendimit më të qartë të cilin e ka përkrahur Ibën Uthejmini dhe të tjerë, ky haxh është i saktë për autorizuesin pasi i autorizuari (bedeli) nuk është i obliguar për kryerjen e haxhit për veten e tij. (Mexhmu fetava ue resail Ibn Uthejmin 12/145)




