Pyetja:
A vlen e njëjta ndalesë për lizing siç vlen për kamatë?
***
Përgjigjja:
Me Emrin e Allahut, Mëshirëplotit, Mëshiruesit!
Blerja e veturës me lizing në sheriat konsiderohet e njëjtë sikurse blerja e saj me kredi kamatore. Pra, është e ndaluar. I vetmi dallim në këtë transaksion është se dallon hipotekimi, ku tek kredia e zakonshme merret si hipotekë një pronë apo pasuri, çfarëdo qoftë ajo, kurse te rasti i lizingut, vetë automjeti konsiderohet hipotekë, dhe nëse dështon pagesa nga ana e konsumatorit, atëherë konfiskohet vetura. Pra, në aspektin e pagesës dhe kamatës nuk kanë ndonjë dallim. Allahu e di më së miri!
Hoxhë Hekuran Helshani
Comments are closed.