Pyetja:

Unë e kam bërë haxhin për nënën time pas vdekjes së saj por, nuk e kam bërë për babain tim pas vdekjes së tij. A kam gjynah që nuk e kam bërë haxhin për të?

***

Përgjigjja:

Nuk ke gjynah në mosbërjen e haxhit për babain tënd, sepse nuk e ke obligim të bësh haxh për të por, nëse e bën, kjo konsiderohet prej respektimit dhe mirësjelljes, për të cilat ka urdhëruar Allahu i Lartësuar në Fjalën e Tij: “Dhe me prindërit silluni me mirësjellje dhe respekt.” (Llukman: 14)

Komisioni i Përhershëm Për Fetva

Abdullah bin Kuud
Abdullah bin Gudejan
Abdurrezak Afifij
AbdulAziz bin Baz

Përktheu: Mirandi Shehaj