Pyetja:
Burri im nuk e fal namazin, e shan fenë (flet keq për fe) dhe sillet keq me mua. Çfarë të bëj me të?
***
Përgjigjja:
Nëse është realiteti i burrit tënd ashtu siç e përshkruan ti në pyetjen tënde, se ai nuk fal namaz dhe e shan fenë, ai me këto vepra është qafir (jobesimtar) dhe ty nuk të lejohet të jetosh me te dhe as të qëndrosh në shtëpinë e tij. Ti duhesh të shkosh tek familja jote (prindërit, vëllezërit etj), ose në ndonjë vend të sigurt dhe në të cilin do të jesh e qetë. Allahu i Lartësuar thotë në lidhje me besimtaret ndaj jobesimtarëve: “…as ato (besimtaret) nuk janë të lejuara për ta (jobesimtarët) e as ata (jobesimtarët) nuk janë të lejuar për to (besimtaret).” (El Mumtehine: 10)
Po ashtu, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ajo e cila na dallon ne prej tyre (jobesimtarëve) është namazi dhe ai i cili e lë namazin ka bërë kufër.” [1]
Gjithashtu edhe fyerja e fesë është kufër i madh (që e nxjerr njeriun prej Islamit) sipas të gjithë muslimanëve dhe ti e ke obligim ta urresh personin që shan fenë për hir të Allahut dhe ta luftosh atë dhe mos të lejosh që ai të të prekë ty. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kushdo që ka frikë Allahun dhe përmbush detyrimin ndaj Tij, Ai do të sjellë rrugë për të për të dalë (nga çdo vështirësi). Dhe Ai do t’i sjellë atij rizk (furnizim e të mira) prej nga ai as nuk mund ta mendonte.” (Et-Talak 2-3)
Allahu ta lehtësoftë gjendjen dhe të shpëtoftë nga sherri (dëmi) i tij – nëse je e sinqertë- dhe Allahu e udhëzoftë atë në rrugën e vërtetë dhe ia mundësoftë të pendohet. Me të vërtetë Allahu është bujar.
Shejh Abdulaziz ibn Baz
——————————————————————-
[1] Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Hibani dhe Hakimi, kurse shejh Albani ka thënë se hadithi është Sahih, shih Sahih el Xhami es-sagir nr.4143