Pyetja:

Disa njerëz kanë nisur të besojnë në atë çfarë mundohen të përhapin mediat e armikut, gjë që është një invadim i planifikuar intelektual. Si kur thonë: ‘Islami është i padrejtë ndaj gruas. Islami mban gratë në shtëpi dhe kështu mban të papunë gjysmën e shoqërisë’. Cila është përgjigja dhe komenti juaj në këtë rrenë?

***

Përgjigjja:

Lavdi Allahut. Komenti im në këtë është se këto fjalë mund të vijnë vetëm nga ai që nuk e njeh Sheriatin, nuk e njeh Islamin, nuk i di të drejtat e grave dhe është i mahnitur me qëndrimet dhe mënyrat e armiqve të Allahut, të cilët janë larg nga e vërteta. Islami – falënderimet i qofshin Allahut – nuk ua ka marrë të drejtat grave, por Islami është fe e urtësisë, që i jep secilit pozitën e drejtë. Puna e gruas është në shtëpi, dhe qëndrimi i saj në shtëpi është me qëllim të përkujdesjes ndaj burrit të saj, edukimit të fëmijëve, përkujdesjes ndaj çështjeve familjare dhe bërjes së një pune që është e përshtatshme për të. Burri kryen punën e vet, e cila, zakonisht, është sigurimi i jetesës dhe bërja e dobive për umetin. Kur ajo rri në shtëpinë e vet për t’u kujdesur për të dhe për fëmijët, kjo është puna e drejtë/e përshtatshme për të. Kjo, gjithashtu, është një mbrojtje për të, meqë e mban larg imoralitetit që mund të ndodhë, nëse ajo del jashtë dhe punon me burra. Dihet mirë që, kur gruaja punon me burra, kjo ndikon pafavorshëm në punën e burrit, sepse burri ka prirje natyrore ndaj gruas. Nëse ai punon me të, do të hutohet prej saj, posaçërisht nëse ajo është e re dhe e bukur. Ai do ta harrojë punën dhe, nëse e kryen atë, nuk e kryen si duhet. Kushdo që shqyrton situatën e muslimanëve në fillim të Islamit, do të shohë sesi ata i mbrojtën gratë e tyre dhe si ata e kryenin punën që kishin në mënyrën më të mirë.

Shejh Muhamed ibn Uthejmin, “Elfaz ue Mefahim fi Mizan el-Sheri’a”, fq. 72-73