Pyetja:

A lejohet të luash futboll me shorce të cilat nuk e mbulojnë gjurin? A duhet të veshim shtojca në gju për ta mbuluar atë nga zhveshja?

***

Përgjigjja:

Pyetja juaj ka të bëjë me atë që quhet avret, ose ato pjesë të trupit që nuk lejohet të shfaqen në sy të njerëzve të tjerë, përvec bashkëshortëve me njëri-tjetrin.

Për meshkujt, kufijtë e avretit janë nga kërthiza deri nën gjurin e këmbës, kurse kofsha është avret dhe nuk lejohet të shfaqet në sy të njerëzve, pra quhet vend i turpshëm. Së këtejmi, nëse pjesa e poshtme e veshjes së futbollit e mbulon gjurin, nuk ka nevojë të vishen shtojca poshtë tyre, përveç nëse zbulohet avreti kur rrëzohesh – në këtë rast duhet të veshësh diçka që ruan zbulimin e avretit.

Argument për avretin e burrit janë disa hadithe të përcjellura nga i Dërguari i Allahut ﷺ, siç është hadithi i përcjellur nga Aliu r.a., ku i Dërguari ﷺ thotë: “Mos e shfaq kofshën tënde, dhe mos e hidh shikimin te kofsha e askujt, qoftë i gjallë ose i vdekur.” [1]

Dr. Shefqet Krasniqi

—————-

[1] Ebu Davudi dhe Tirmidhiu