Pyetja:
Babai im vdiq vitin e kaluar, por ai dëshironte që ta bën haxhin këtë vit. A lejohet që të dërgoj person tjetër që të bën haxh për të? A është e domosdoshme që ky person të jetë i afërt i ynë? Dhe si është çështja me Kurbanin që bëhet në haxh, a bëhet në emër të babait tim, apo në emër të atij që do të bën haxh për të?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon vetëm Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.
Nëse muslimani vdes pas mundësisë së tij që të bën haxh, atëherë pasardhësi i tij duhet që të bën haxh për të, apo të autorizon dikë tjetër që t’a bën haxhin, prej pasurisë së të vdekurit, ngase kjo është borxh i tij dhe borxhi është më prioritar që të kthehet. Nuk është e domosdoshme që i autorizuari për haxh të jetë dikush i afërt i juaji. Ndërsa Kurbani që bëhet në kohën e haxhit bëhet në emër të prindit tuaj të vdekur, jo në emrin e atij që është i autorizuar të bëj haxh. Kjo nëse Kurbani është pjesë e domosdoshme e haxhit, por nëse haxhin të cilin e bën është Ifrad, atëherë nuk pret Kurban, përpos nëse bën ndonjë ndalesë e cila e obligon prerjen e Kurbanit, atëherë pret Kurban.
Shejh AbdulKerim el-Hudejr
Përktheu: Ali Ashani