Pyetja:
Cili është vendimi për bërjen e vijave në qilima, në xhami, sepse kibla sʹështë në përputhje me ndërtesën, me qëllim që të organizohen radhët?
***
Përgjigjja:
Sʹka gjë të keqe në këtë. Dhe, nëse ata falen pa bërë vija, sʹka gjë të keqe as në këtë, sepse një shmangie e vogël nga kibla nuk prish punë.
[Fetaua el‐Lexhne el‐Daʹime (8/15)]
———————————–
Nëse njerëzit sʹmund tʹi drejtojnë radhët veçse nëpërmjet kësaj, atëherë sʹka gjë të keqe në këtë. Apo, nëse xhamia është ndërtuar pak e devijuar nga kibla dhe radhët sʹmund të drejtohen veçse nëpërmjet kësaj, atëherë sʹka gjë të keqe në këtë, in sha Allah.
Shejh Abd el‐Rezak Afifi, “Fetaua ue Resaʹil” (f.412)