Pyetje: Nëse e kap namazin e drekës me xhemat, por vetëm në teshehudin e fundit, a duhet të bashkohesh? Nëse po, si duhet të veprosh hap pas hapi deri në fund të namazit, pasi që në këtë rast do të bëje tre teshehude nëse i bashkohesh?

Përgjigjja: Pejgamberi s.a.v.s. tha: ” Kur vini për në namaz, mos ejani duke nxituar, porse me qetësi. Atë që e zini faleni ndërsa atë që u ka kaluar plotësone”
Ai që vie në namaz përderisa imami dhe xhemati janë ulur në teshehudin e fundit, duhet që të hyjë në namaz me ta, duke thënë “Allahu Ekber” tekbirin hyrës të namzit në këmbë, pastaj ulet dhe lexon tehijatin etj. Pasi që imami të jep selam ai ngrihet dhe e kryen të gjithë namazin e tij, nga fillim deri në fund siç falet zakonisht.

Ndërsa sa i përket a e merr vlerën e namazit me xhemat apo jo është si në vijim:
Nëse vonimi i tij ka shkak të arsyeshëm legjitim si për shembull nevojat fiziologjike, dhe është vonuar derisa ka shkuar për të marrë abdes, ose është zënë me një punë të patjetërsueshme, atëherë i takon shpërblimi i faljes me xhemat. Sepse personi i zënë e i justifikuar sheriatikisht është pjesëmarrës në shpërblimin e vepërs përkatëse. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ” Robi kur sëmuret ose udhëton, Zoti ia shkruan sevapet e asaj që ai vepronte derisa ishte i shëndoshë /rezident.”
Mirëpo, nëse vonimi është për shkak të pakujdesisë e neglizhimit, atëherë atij nuk i takon shpërblimi i faljes me xhemat. I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kushdo që e zënë një rekat nga namazi, e ka zënë namazin”
Prandaj pika e fundit ku arrihet vlera e xhematit është nxënja e një reakti të atij namazi me xhemat, e nëse nuk e arrin e humb vlerën e xhematit.

Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë.