Sa i përket blerjes me këste këtu tek ne në Kosovë, kjo bëhet përmes kartelave kreditore (credit cards). Për të blerë në këtë formë, duhet patjetër të kesh kartelë kreditore, dhe çështja e saj është problematike te dijetarët, sepse forma se si e formulon banka, pastaj mënyra e kthimit të kësteve (nëse vonohet pagesa e këstit, atëherë pronarit të këstit, atij që e pranon këstin, i shtohet kamatë).
Dijetarët e kanë përmendur këtë dhe mendimi më i saktë është se, nëse myslimani nuk ka nevojë shumë të rëndësishme, nuk e nxjerr kartelën kreditore, por blen me paratë e veta, e nëse nuk i mjaftojnë, mund të gjejë borxh, pra nëse i mjaftojnë për mbulimin e nevojave.
Tjetra, nëse është nevoja e rëndësishme, disa prej dijetarëve e kanë lejuar këtë, duke cekur se nëse lind nevoja për të blerë gjëra të rëndësishme dhe jo gjëra luksi të marrim shembull: nëse dikush ka nevojë të blejë një frigorifer apo klimë dhe nuk ka mundësi ta blejë me para në dorë, ka dijetarë që e kanë lejuar. Por jo të blejë gjëra të luksit, si p.sh. e ka një telefon por dëshiron të blejë një tjetër më të mirë, ose e ka një frigorifer por do të blejë një më të madh, ose e ka makinën por dëshiron të blejë një më të mirë pra ky është luks dhe nuk lejohet.
Dijetarët që e kanë lejuar blerjen me këste, kanë cekur që pagesës së këstit duhet t’i qëndrohet gati, në mënyrë që të mos kapet nga kamata.
Hoxhë Rasim Haxha