Pyetje: A është e pëlqyeshme që çdo person ta therë vetë kurbanin e tij?

Çfarë duhet të thuhet gjatë therjes së kurbanit?

A lejohet që lëkura e kurbanit t’i jepet kasapit si hak pune?

Përgjigje: Është e pëlqyeshme që çdo njeri ta therë vetë Kurbanin e tij siç ka vepruar vetë i Dërguari i Allahut, por nëse dikush nuk di të therë, ose nuk ka mundësi, mund t’ia lërë në dorë dikujt tjetër

Është e domosdoshme që kurbani të theret me emrin e Allahut, pra gjatë therjes të thuhet “Bismilah” si dhe është e pëlqyeshme që pas saj të thuhet “Allahu ekber”, ose mund të thotë: “Bismil-lah, o Zot pranoje këtë kurban nga filani (përmend emrin e tij) dhe familja e tij!” Që të dyja format janë të vërtetuara në hadithe të sakta.

Nuk lejohet që kasapit t’i jepet si hak pune lëkura e kurbanit ose diç tjetër prej tij, por mund t’i jepet diçka tjetër si shpërblim. Lëkura mund të dhurohet por jo të shitet. E njëjta gjë vlen edhe për mishin.

/lidhjaehoxhallareve.com/