Pyetja:

Çfarë është Dexhalli dhe çfarë duhet bërë për t’u mbrojtur nga sprova e përballjes me të?

***

Përgjigjja:

Pejgamberi  ﷺ në shumë hadithe na paralajmëron për disa ngjarje që do të ndodhin para fundit të kësaj bote. Nga këto paralajmërime është edhe dalja apo paraqitja e Dexhallit.

Emri Dexhall rrjedh prej foljes së gjuhës arabe ‘dexhele’ që do të thotë, ai që gënjen dhe mbulon të vërtetën. Dexhalli është quajtur me këtë emër, për shkak se ai do të jetë gënjeshtari dhe mashtruesi më i madh që e ka njohur njerëzimi ndonjëherë, pasi ai do të arrijë deri në shkallën sa do të pretendojë se është vetë zoti dhe shumë prej njerëzve do ta besojnë dhe pasojnë atë.Paralajmërimi për ardhjen e Dexhallit është e njohur dhe pranuar edhe tek të krishterët që e quajnë Antikrishti. Gjithashtu, edhe te hebrenjtë pranohet se ai do të vijë dhe ata e presin atë si mbret që do të sundoj dhe kur të vij ai ata do ta sundojnë botën. Prandaj edhe ata të cilët më së shumti do ta pasojnë atë janë hebrenjtë.

Për sa i përket prejardhjes së tij vërtetohet se ai është nga njeriu, pra është person që rrjedh nga hebrenjtë, i verbër në njërin sy dhe do të bëjë trazira të shumta në tokë.

Abdullah Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: “U ngrit Pejgamberi ﷺ, me një rast para njerëzve, e falënderoi Allahun ashtu siç i takon, pastaj përmendi Dexhallin e tha: “Unë njëmend, ju këshilloj për të dhe nuk ka Profet që është dërguar e që nuk këshilloi popullin e tij për të, por unë do t`ju tregoj diçka për të që të dërguarit e tjerë nuk ua kanë thënë popujve të tyre: Ai (dexhalli) është i verbër në njërin sy, kurse Zoti nuk është i verbër.” [1]

Në një hadith tjetër që e transmeton Ebu Umame thotë Muhamedi ﷺ: “O Njerëz! Njëmend, nuk ka ndodhur ndonjëherë trazirë (fitne) më e madhe mbi sipërfaqen e tokës, prej se i krijoi Allahu pasardhësit e Ademit (njerëzit) sesa Dexhalli…

Allahu i Lartësuar do t`ia mundësojë Dexhallit si sprovim ndaj njerëzve disa gjëra që janë jashtë natyrës së mundësive të njeriut, si zbritjen e shiut, shpejtësi të lëvizjes në tokë, ringjalljen e njerëzve, materiet e ngurta do t’i përgjigjen urdhrit të tij, etj.

Këto  që u përmendën janë disa nga gjërat që Allahu do t`ia mundësojë atij t’i bëjë, për secilin kemi argumente nga hadithet e Profetit ﷺ por nga frika e zgjerimit nuk u përmendën, prandaj edhe shumë nga njerëzit do të mashtrohen dhe do ta besojnë atë.

Këto ishin disa gjëra që kanë të bëjnë me Dexhallin dhe dëshiron të zgjeroheni më tepër ju këshillojmë të ktheheni tek libri “Shenjat e Kiametit”. Allahu e di më së miri.

Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

——————-

[1] Buhariu