Pyetje: Kam një pyetje rreth الوسيلة (el-vesileh). Çfarë nënkuptohet me këtë në duan e ezanit? Kam dëgjuar se është një vend në xhenet vetëm për Pejgamberin(alejhi selatu ue selam) dhe është xheneti më i lartë, edhe pse e dimë që xheneti më i lartë është Firdevsi.

Përgjigje: Profeti ﷺ ka sqaruar kuptimin e el-vesileh, siç është transmetuar në hadithin:
“El-vesileh është një pozicion i lartë në xhenet, që i takon vetëm një robi nga robërit e Allahut, dhe shpresoj të jem unë ai.”
Kështu ka ardhur në hadith, dhe këto gjëra janë të caktuara. Nuk është përmendur se vesileh është xheneti më i lartë, por është një pozicion i lartë që Allahu ia ka premtuar Profetit(alejhi selatu ue selam).

Sqarim:
A është vetëm një vend i lartë në xhenet dhe jo një xhenet më vete?
Po, është një vend ose pozitë e lartë në xhenet, jo xhenet më vete.

 

Përgjigje nga Adelina Kuçana